RREGULLOJA E TURNEUT 👇
Kupa e Xhematit 2025
Në vijim janë rregullat që duhet të respektohen dhe, po ashtu, keni përgjegjësi t’i shpërndani te anëtarët e ekipës suaj:
- Respektoni të gjithë lojtarët (të ekipës dhe kundërshtarët).
- Respektoni vendimet e gjyqtarit pa protestuar.
- Mos përdorni gjuhë fyese apo sjellje agresive ndaj askujt.
- Luani me ndershmëri dhe ndiqni rregullat e lojës.
- Shmangni simulimet dhe përpjekjet për të mashtruar gjyqtarin.
- Kujdesuni për sigurinë e lojtarëve të tjerë duke shmangur ndërhyrjet e rrezikshme.
- Vishini uniformat dhe pajisjet e duhura.
- Pranoni humbjen me dinjitet.
- Promovoni një atmosferë pozitive dhe vëllazërore.
- Respektoni oraret e ndeshjeve dhe paraqituni fizikisht te organizatorët minimumi 30 minuta para fillimit të lojës.
- Lojtarët nuk mund të transferohen në ekipe të tjera pasi të bëhet regjistrimi. Ekipi që transferon fshehurazi ndonjë lojtar mund të diskualifikohet.
- Çdo shkelje e rëndë e rregullave, dhunë ose fyerje mund të çojë në pezullimin ose përjashtimin e ekipit ose lojtarit nga turniri.
Kupa e Xhematit 2025
Shihni kampionët dhe momentet më të bukura të turneut.
